Diego Costa: Nuk ishte lehtë

Edhe pse Atletico Madrid e mposhti Milanin 4:1, Diego Costa insiston se skuadra nuk e pati lehtë në ballafaqimet kundër Milanit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi spanjoll shënoi golin e fitores në duelin e parë në San Siro dhe shtoi dy të tjerë në Vicente Calderon duke inspiruar Atleticon drejt çerekfinales.…

Sport

11/03/2014 22:17

Edhe pse Atletico Madrid e mposhti Milanin 4:1, Diego Costa insiston se skuadra nuk e pati lehtë në ballafaqimet kundër Milanit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi spanjoll shënoi golin e fitores në duelin e parë në San Siro dhe shtoi dy të tjerë në Vicente Calderon duke inspiruar Atleticon drejt çerekfinales.

“Atletico Madrid luajti mirë dhe tifozët na mbështetën, tani mendojmë për La Ligën”, deklaroi ai.

“Edhe pse rezultati thotë ndryshe, ishte një ndeshje e vështirë. Arritëm të shkojmë përpara, kemi bërë diqka që na bën të ndihemi krenar”, shtoi ai.

Costa refuzon të kaplohet nga optimizmi i tepruar sa i përket vazhdimit të garës.

“Për momentin duhet të gëzohemi me fitoren, por mendimi i parë shkon tek La Ligë. Nuk është koha për të zgjedhur rivalin e ardhshëm”.