Diego Costa në Chelsea për 40 milionë

Diego Costa mund të transferohet në Chelsea gjatë kësaj vere. Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi i natyralizuar spanjoll do të bëhet Blues dhe Atletico Madridi do të pasurohet me 40 milionë euro.

Sport

13/05/2014 00:40

Diego Costa po e kalon sezonin e fundit në Atletico Madrid. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle do të largohet nga Spanja gjatë verës, me shumë gjasë, për të përfunduar në futbollin anglez.

Sipas Skysports, Chelsea e ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Los Colchoneros do t’i përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e futbollistit kryesor të tyre.

Costa e ka udhëhequr ekipin e Diego Costas këtë sezon në krye të La Liga, me mundësi të mirë për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë, duke realizuar 27 gola deri tash.

Ndërkohë, Rojiblancos kanë shkuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Real Madridin më 24 maj në Lisbonë