Diego Costa mungon 15 ditë

Diego Costa do të mungojë 15 ditë. Sulmuesi spanjoll, i cili pësoi lëndim në fillim të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, mund të kthehet në ditët e para të Botërorit të Brazilit.

Sport

26/05/2014 23:24

Përfaqësuesja e Spanjës dëshiron ta dijë ekzakst se si po zhvillohet lëndimi i Diego Costas. Përzgjedhësi Vicente del Bosque do ta publikojë këtë të diel listën definitive të lojtarëve që do të shkojnë në Botërir.

Për këtë motiv, sulmuesi i Atletico Madridit e ka vizituar të hënën spitalin Clínica Cemtro de Madrid me kërkesë të Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila dëshiron ta mësojë gjendjen e futbollistit.

Sipas mjekut Pedro Guillén, sulmuesi me prejardhje braziliane vuan nga një tërheqje muskulore dhe i nevojitet të pushojë 15 ditë.

Duhet cekur se Spanja do të debutojë në evenimentin që do të mbahet në Brazil, më 13 qershor, pas 18 ditësh. Sulmuesi Rojiblanco nuk do të luajë në miqësoren me Bolivinë.