Diego Costa me veprim skandaloz te Atletico Madrid

Diego Costa nuk është i lumtur.

Sport

03/10/2018 11:58

Sulmuesi spanjoll ka kërkuar nga Atletiko Madridi që t’i ndryshohet kontrata.

Costa nuk ka shënuar gol në LaLiga që nga muaji shkurt, e që kërkon pagë të njëjtë si të Antoine Griezmannit, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi francez fiton 25 milionë euro në sezon te Atletiko Madridi, ndërsa spanjolli thuhet se fiton rreth 8.5 milionë.

Costa e ka paralajmëruar skuadrës madrilenëve se nëse kontrata e tij nuk ndryshon, atëherë ai do të transferohet në Kinë. /Lajmi.net/