Diego Costa është më mirë

Gjendja e Diego Costas po përmirësohet. Sulmuesi spanjoll thotë se është i gatshëm për sfidat që e presin në Botëror dhe se më nuk ka probleme.

Sport

10/06/2014 22:34

Diego Costa është gati për aksion. Sulmuesi spanjoll i ka lënë prapa krahëve lëndimet që i pësoi gjatë sezonit që përfundoi, ndërsa është i fokusuar ta japë kontributin e tij në Botërorin e Brazilit.

“Jam duke u kthyer në formë dhe jam mjaft i motivuar. Nuk ka asnjë problem. Ndihem mirë pas çdo dite që kalon”, theksoi futbollisti i Atletico Madridit.

Costa është me prejardhje braziliane, por ka vendosur ta përfaqësojë “Stuhinë e Kuqe” në karrierën e tij.

Edhe pse pësoi lëndim në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ai u ftua nga selektori Vicente del Bosque dhe pritet të shkëlqejë në Brazil.