Diego Costa e gjen golin e parë në Chelsea (Video)

Diego Costa e ka shijuar golin e parë në fanellën e Chelseat. Sulmuesi spanjoll shënoi në miqësoren ndaj NK Olimpija, të cilën Blues e fituan me rezultat 2:1.

Sport

27/07/2014 20:18

Diego Costa e ka gjetur golin e parë në fanellën e Chelseat. Sulmuesi spanjoll shënoi në miqësoren të cilën Blues e fituan 2:1 ndaj NK Olimpija, e cila u zhvillua sot.

Ish futbollisti i Atletico Madridit e mori një top të mirë nga Cesc Fabregas nga mesfusha, duke e realizuar një gol të bukur, në ndeshjen përgatitëse për sezonin e ri në Premierligë ndaj skuadrës sllovene.

Kurt Zouma e realizoi golin tjetër të ekipit të Jose Mourinhos, i cili fillimisht ishte në disavantazh.