Diego Costa e do Chelsean

Diego Costa ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll dëshiron të transferohet në Chelsea gjatë verës.

Sport

03/06/2014 15:25

E ardhmja e Diego Costas tashmë është vendosur. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle dëshiron të transferohet në Chelsea.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca, sipas së cilës sulmuesi i Atletico Madridit ua ka komunikuar vendimin e tij drejtuesve të Colchoneros.

Costa ishte lojtari kryesor i Atleticos sezonin e kaluar, duke e ndihmuar ekipin e Diego Simeones të shpallet kampion i Spanjës.

Gjithashtu, ai e udhëhoqi ekipin drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku humbi 4:1 nga Real Madridi.

Ndërkohë, është e mundshme që në Atletico të mbetet portieri Thibaut Courtois, me një huazim tjetër dyvjeçar.