Diego Costa, “bomba” e radhës e gjigantit nga Serie A

E ardhmja e Diego Costas do të jetë në futbollin italian.

Sport

20/07/2017 19:34

Sulmuesi në largim nga Chelsea, sipas gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Milanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘ESPN’, ku raporton për interesimin e madh që ka skuadra nga ‘San Siro’ për sulmuesin spanjoll,

Milani kërkon huazimin e Costas fillimisht, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Costa i është bashkuar Chelsea në vitin 2014, por pas përfundimit të këtij sezoni, atij i është kërkuar nga trajneri Antonio Conte që të gjejë një skuadër të re.

Zëvendësuesi i tij te Chelsea, do të jetë Alvaro Morata, ish sulmuesi i Real Madridit./Lajmi.net/