Diego Costa befason me skuadrën e re

Diego Costa nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të kaloi në kampionatin francez.

Sport

26/03/2017 19:03

Sulmuesi i Chelsea gjatë një interviste për ‘Telefoot’ ka deklaruar se të ardhmes nuk i dihet, dhe se një ditë mund të kaloi në Francë.

“Është e vërtetë që Marseille ka një projekt të madh”, ka deklaruar Costa, përcjell lajmi.net.

“Unë jam shumë i lumtur për Chelsean, por në futboll mund të ndodh gjithçka, dhe nëse ka diçka për të ndryshuar, Franca është një vend që kurrë nuk kam luajtur, andaj pse jo”.

“Të gjithë e dimë që PSG është një skuadër e respektuar në Evropë. Monako po ashtu ka një projekt të madh me lojtarë të mëdhenj”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6