Diçka rreth zgjedhjeve historike në komunën e Tuzit!

Komuna e Tuzit nga viti 1957 e deri më tani ka pasur statusin e nën-komunës urbane duke funksionuar si njësi administrative në kuadër të komunës së Podgoricës.

Opinion

26/11/2017 12:15

Që nga viti 1990, për 27 vjet rresht shqiptarët nuk u ndalen duke kërkuar të drejtën e tyre që i ishte mohuar. Përgjatë kësaj periudhe kohore veçohen 5 tentativa kryesore të shqiptarëve për të fituar komunën e plotë të Tuzit, ajo e 1997, 2001, 2006, 2009, 2014, tentativa këto që nuk patën sukses. Megjithatë, synimi politik dhe strategjik për realizimin e ëndrrës e qytetarëve të Malësisë u realizua këtë vit. Me datën 27 Prill 2017, Parlamenti i Malit të Zi vendosi me 42 vota PRO për Ligjin i cili parasheh që Komuna e Tuzit të formohet si komunë e plotë, komunë e pavarur si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Me këtë është hapur një kapitull i rëndësishëm për shqiptarët për të fituar komunën e plotë të Tuzit.

Zgjedhjet dhe shqiptarët

Komuna e Tuzit është qytezë që shtrihet 10 kilometra në jug të Podgoricës. Në të gravitojnë rreth 37 fshatra të Malësisë së Madhe. Komuna e Tuzit ka 11,559 qytetarë me të drejtë vote. Sot, për herë të parë qytetarët e Tuzit do të dalin të votojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale, ku do të kenë mundësi të zgjedhin Kuvendin e ri të Komunë së Tuzit, i cili do numërojë 32 këshilltarë. Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik Shqiptar, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Forumi Demokratik për Integrim.

Edhe pse të ndarë në 4 lista, shqiptarët e Tuzit u munduan të bashkohen pasi që patën firmosur një marrëveshje e cila gjatë fushatën zgjedhore është shkelur e nëpërkëmbur e që për rrjedhojë do të mund të rrezikojë shumicën e plotë shqiptare. Gjatë fushatës, secila prej këtyre partive që kanë firmosur marrëveshjen, akuzuan njëra tjetrën për ‘tradhti’ me Partinë Demokratike Socialiste të Gjukanovic, përderisa përfaqësues të lartë shqiptarë brenda PDS kanë bërë thirrje për mbështetje.

Si është situata sot!

Fatkeqësisht, shqiptarët janë relativisht të ndarë dhe se tashmë është e qartë se partitë shqiptare nuk kanë një qëndrim unik. Sipas këtij vlerësimi, partitë shqiptare në komunën e Tuzit, po rrezikojnë të përsërisin skenarin e Ulqinit, ku mezi u pat arritur konsensus që kryetari i komunës të jetë shqiptar. Mos të harrojmë se duhen së paku 16 nga 32 këshilltar për ta zgjedhur kryetarin, kjo duke pasur parasysh se në Malin e Zi, kuvendi komunal zgjedh kryetarin.

Sot, të gjithë shqiptarët presin me padurim me pa se atë që u a kthej e drejta për shqiptarët, a do të humbet nga politika?!!

Lutemi që kjo ditë historike për Malësinë e Tuzit të kalojë mirë dhe shpejt të shohim atje shqiptarët e bashkuar me një kryetar që e nderon Malësinë e Madhe dhe gjithë kombin.

Urime