Diçka ju ndodhë femrave pas seksit, për të cilën nuk flasin

Në një hulumtim të publikuar në revistën “Journal of Sexual Medicine” këtë javë, bëhet e ditur se rreth 45% e femrave kanë simptoma të PCD-së të paktën një herë në jetë.

Lifestyle

30/11/2015 20:15

Një tjetër 5% i 230 pjesëmarrësve në anketën online thanë se kishin përjetuar simptoma të PCD-së të paktën “disa herë” në jetën e tyre.

Studime të ndryshme kanë treguar se 10% e femrave përjetojnë atë që njihet si “pakënaqësia pas-seksuale” ndjekur nga një gjendje tjetër e cila karakterizohet nga të qarat, ankthi, depresioni apo agresioni, transmeton lajmi.net.

Hulumtues nga Instituti i Teknologjisë në Queensland thonë se ndërrimet hormonale që ndodhin pas orgazmës, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke, ankth dhe depresion, e kanë fajin për këtë gjendje pas seksit – qoftë edhe të kënaqshëm edhe të pakënaqshëm. (lajmi.net)