Diçka e re po vjen nga reperi Fajt

Ka realizuar disa projekte të cilat rezultuan shumë të suksesshme.

ShowBiz

19/01/2018 20:35

Reperi Fajt duket se vitin 2018 do ta nis fuqishëm me disa projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Në bazë të disa postimeve që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, Fajt ka bërë të ditur se diçka e re nga ai vjen shumë shpejt.

I kontaktuar nga lajmi.net, Fajt ka zbuluar se është duke përgatitur një “mixtape” me 15 këngë.

Disa prej këtyre këngëve, reperi i sjell në bashkëpunim me artista të tjerë, por që nuk preferon të zbulojë emra deri në momentin kur i duket e përshtatshme.

“Ky është albumi im i parë solo, ngase më herët kemi pasur albume si grup, por ky është i pari solo. Ndërsa, gjatë muajit janar pres të filloj xhirimet e klipit të ri” ka thënë Fajt. /Lajmi.net/