“Diario Sport” zbulon çmimin e transferimit të Di Marias te Barcelona

Barcelona ka shfaqur gatishmëri për transferimin e yllit argjentinas në fillim të vitit 2018.

Sport

28/12/2017 13:27

Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Diario Sport” raporton se sulmuesi argjentinas mund të transferohet te Barcelona.

Klubi katalan ka shfaqur gatishmëri për transferimin e yllit argjentinas në fillim të vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona mund të paguajë 60 milionë euro për blerjen e ish yllit të Real Madridit. /Lajmi.net/