“Diario Gol” zbulon ekipin e ri të Zidanes, nëse largohet nga Real Madrid

Zinedine Zidane mund të drejtojë Kombëtaren e tij nëse FFF vendos ta lirojë nga detyra selektorin e tanishëm, Didier Deschamps.

Sport

17/01/2018 09:42

Zinedine Zidane ka marrë ofertën e parë në rast të largimit nga posti i trajnerit të Real Madridit.

“Diario Gol” raporton se ish mesfushori kërkohet nga Federata e Futbollit të Francës për selektor të ri.

Zidane mund të drejtojë Kombëtaren e tij nëse FFF vendos ta lirojë nga detyra selektorin e tanishëm, Didier Deschamps, pas përfundimit të “Kampionatit botëror 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Zidane është duke kaluar periudhën më të vështirë si trajner i Real Madridit. /Lajmi.net/