Dialogu, Veseli fton nesër në takim koordinues Thaçin, Haradinajn, ekipin negociator dhe opozitën

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përsëri po bën përpjekje për një takim koordinues me të gjithë përfaqësuesit për dialogun me Serbinë.

Lajme

13/01/2019 22:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në takim koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, ky takim pritet të fillojë na ora 11:00 të ditës së nesërme.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mbahen takime të tilla mirëpo, përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare edhe më tutje vazhdojnë ta kundërshtojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë. /Lajmi.net/