Dialogu vazhdon edhe pas 14 orësh

Delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë ka 14 orë që kanë hyrë në bisedime në Bruksel për katër tema.

Lajme

30/06/2015 00:02

Telekomi, Energjia, Asociacioni i Komunave dhe Parku i Paqes janë katër temat për të cilat dy kryeministrat, Mustafa e Vuçiq po mundohen që të nënshkruajnë marrëveshje.

Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret që nga këto bisedime të arrihen katër marrëveshjet për të cilët po bisedohet ndërmjet dy shteteve.

Mustafa tha në një intervistë për RTK-në, se qëndrimet mes dy palëve sa i përket Telekomit dhe Energjisë janë përafruar dhe pret që marrëveshjet të arrihen sot.

Ai, bëri të ditur se takimet kanë zgjatur me orë të tëra ndërsa më vonë do vazhdojë edhe një raund tjetër.

“Po punojmë në të katër fushat në përpjekje për arritjen e marrëveshjeve dhe nënshkrimin e tyre. Kemi përafruar mendimet. Është përparim mjaftë i mirë dhe do të mundohemi maksimalisht të punojmë në arritjen e marrëveshjeve”, tha Mustafa për RTK-në.

Ndërsa, në një postim në Twiitter, Suzana Vasiljević, këshilltarja për media e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para pak qastesh ka bërë njoftuar që bisedimet janë duke vazhduar ende edhe pas 14 orësh.

“Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë ka hyrë në orën e 14-të”, ka shkruar në llogarinë e saj në Twiitter, Suzana Vasiljević, këshilltare për media e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq,