Dialogu Prishtinë-Beograd, vazhdon sot në Bruksel

Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë sot në Bruksel, në nivel ekspertësh.

Lajme

26/05/2016 10:04

Kështu deklaroi dje Ministria për Dialog sipas së cilës, ministrja Edita Tahiri ka udhëtuar dje drejt Brukselit.

Sipas njoftimit zyrtar, në dialog do të bisedohet për vonesat që po shkakton Serbia në zbatimin  marrëveshjeve për kodin telefonik dhe kadastrën.

Vazhdimin e dialogut e ka konfirmuar edhe  zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Siç bën të ditur kjo zyre, bisedimet dy-ditore do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, dhe do të trajtohen të gjitha temat e  pazgjidhura në bisedimet e mëparshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq, raportojnë mediat në Serbi./lajmi.net