Dialogu Kosovë-Serbi do të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister pret që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. 

Lajme

24/01/2015 09:56

Sipas këtij eurodeputeti, kjo marrëveshje do të duhej të ndodhte deri, më së largu, në fund të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në BE.

Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Novosti”, tha se kjo marrëveshje ligjore, do t’i obligonte të dyja palët që t’i zbatojnë detyrat që i përkasin, transmeton lajmi.net.

“Pritet që normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme deri në fund të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, në mënyrë që si Serbia ashtu edhe Kosova të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat  dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre”, ka thënë McAllister.