“Dialogu i Brukselit ka vdekur, tani komunikimi është kthyer në shënjestra pushkësh”

Një rrugëtim i shkurtër i lokomotivës së konfliktit ka kthyer Kosovën dhe Serbinë në pikat e frontit. Nga treni i dizenjuar me ikonografi e deri tek dyshimet për eksploziv. Porositë nga Beogradi ishin vërejtje për gatishmëri për të provuar forcat sërish.

Lajme

15/01/2017 23:53

Dushan Janjiq, i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se Kosova nuk e ka bërë gati trenin për rrugë. Ngjarja tashmë është e qartë nga dialogu tek kthimi i incidenteve ndëretnike.

“Bëhet fjalë për një aksion propagande psikologjike. Nuk jam I sigurt që futja e trenit në Kosovë ka qenë në plan, por më shumë kthimi i tezave se terrorizmi është ajo që mundon Kosovën dhe se Beogradi është garantues i paqes dhe sigurisë në rajon. Ja Vuçiq ndaloi trenin në Rashkë, kurse Tomisllav Nikolliq sqaroi se Ushtria e Serbisë është aq e gatshme sa që asnjë gjakëderdhje nuk mund të ndod, shprehet Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.

Ai thotë se dialogu më shumë ka pasur garë se kush i pari do të dalë, se sa mjet për ç’tensionim të marrëdhënieve të dështuara.

“Dialogu i Brukselit ka vdekur. Tani ngelin dy gjëra që të pranohen, ato që janë arritur dhe të gjendet një formë e re dialogu apo tjetra njohja e realitetit, dhe Serbisë atëherë i ngelet të vendosë nëse do të shkojë në Bashkimin Evropian apo do të rrijë të pres kohë më të mira”,shton Janjiç

Kosova dhe Serbia në një histori të gjatë konfliktesh, më parë kanë pasur një fjalë të përbashkët “zgjidhje në paqe”. Pas lojërave me trena, tani komunikimi është kthyer shënjestra pushkësh.