Diabeti po merr hov

Diabeti është një sëmundje që po merr hov me të madhe nëpër botë. Kjo sëmundje e sheqerit po vret njerëz çdo ditë. Vetëm deri në fund të këtij viti, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me sëmundjen e sheqerit në botë pritet të jetë 382 milionë (kurse në vitin 2035 do të ketë 592 milionë…

Lifestyle

10/12/2013 06:00

Diabeti është një sëmundje që po merr hov me të madhe nëpër botë.

Kjo sëmundje e sheqerit po vret njerëz çdo ditë. Vetëm deri në fund të këtij viti, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me sëmundjen e sheqerit në botë pritet të jetë 382 milionë (kurse në vitin 2035 do të ketë 592 milionë njerëz të sëmurë me diabet).

Numri i të sëmurëve do të vazhdojë të ngritet, ndërsa numri më i madh i diabetikëve vjen nga vendet në zhvillim.

Çdo sekondë në botë vdes një njeri nga komplikimet që shkakton diabeti. Ndërkaq, brenda një viti, nga këto komplikime vdesin 1.5 milion njerëz.