Di Matteo: Na eliminoi Ronaldo

Trajneri i Schalkes, Roberto Di Matteo ka thënë se ishte pikërisht Ronaldo që ka bërë diferencën në takimin e sotëm, falë dy golave që u shënuan nga ai.

Sport

10/03/2015 23:38

Di Matteo ka thënë se skuadra e tij u eliminua nga Ronaldo gjatë mbrëmjes së sotme, me portugezin që shënoi dy gola në këtë takim.

‘Cristiano e bëri dallimin në këtë ndeshje, si dhe në duelin e parë në Gjermani”,tha Di Matteo menjëherë pas takimit.

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë dhe e ëndërruam kualifikimin. Shënuam katër gola kundër Real Madridir por prapë nuk vazhduam përpara. Jemi të lumtur por edhe të mërzitur”.