Di Marzio: Boateng, transferimi më i ri i Barcelonës

Barcelona duket se e ka gjetur një sulmues.

Sport

21/01/2019 13:15

Barcelona po e tansferon Kevine-Prince Boatengun nga Sassuolo.

Gianluca Di Marzio raporton se katalonasit po e transferojnë sulmuesin ganez në formë huazimi me të drejt blerje për 8 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Barcelona do ta transferojë Boatengun, si zëvendësues të Munir El Haddaditt që u transferua te Sevilla në këtë afat.

Ganezi do të jetë sulmuesi i dytë i katalonasëve dhe si mbështetje për Luis Suarezin.

Kontrata e Boatengut te Sassuolo skadon në qershor të vitit 2021. /Lajmi.net/