Di Maria ‘tradhton’ Realin, transferohet te Barcelona

Ashtu si në verën e kaluar, Angel Di Maria edhe pas përfundimit të këtij sezoni do të kërkojë rikthimin në La Liga.

Sport

11/05/2018 20:36

Argjentinasi verën e kaluar, ishte afër transferimit te Barcelona, por PSG në fund bllokoi këtë transferim.

Transferimin në Barcelonë, Di Maria do ta kërkojë sërish këtë verë, pas përfundimit të sezonit, shkruajnë mediet në Spanjë.

30 vjeçari nuk është i kënaqur me tretmanin te PSG, ku këtë sezon e ka kaluar si zëvendësues deri në lëndimin e Neymar.

Kujtojmë se Di Maria në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, ku veshi fanellën e skuadrës së Real Madrid./Lajmi.net/