Di Maria ‘tradhton’ Real Madridin, transferohet te Barcelona (FOTO)

Barcelona mund ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria.

Sport

12/08/2017 10:40

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri pas transferimit të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Objektiva të Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Ousmane Dembel (Borussia Dortmund).

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, Barcelona mund të tentoj blerjen e Di Marias nëse dështon transferimi i  Coutinhos ose Dembeles.