Di Maria sulmon Realin

Angel Di Maria ka bërë akuza të ashpra në drejtim të Real Madridit duke treguar se gjiganti spanjoll kërkoi prej tij që mos të luante me Argjentinën në finalen e Kampionatit botëror kundër Gjermanisë.

Sport

06/09/2014 11:20

Angel Di Maria ka bërë një sulm të jashtëzakonshëm ndaj ish skuadrës së tij Real Madrid duke thënë se kampioni i Evropës kërkoi prej tij që mos të luajë për Argjentinën në finalen e Kampionatit botëror.

Ylli argjentinas kompletoi transferimin në Manchester United në gusht pasi i ndihmoi Kombëtares së tij të arrijë deri në finalen e garës në Brazil, ku u mposhtën nga Gjermania.

Los Blancos kërkuan që ai të mos luajë në finale për ta parandaluar mundësinë e përsëritjes e lëndimit që kishte pësuar më herët gjatë garës.

“Kam marrë një letër nga Reali që erdhi në ora 11:00, në ditën e finales, e që më kërkoi të mos luajë”, deklaroi Di Maria për ‘America & Closs”.

“Ne luanim në 16:00, dhe isha duke u përgatitur që të jem në gjendjen më të mirë të mundshme, i vetëdijshëm se mund të lëndohem. Pasi e kam marrë letrën e kam shqyer, nuk më interesonte, pa marrë parasysh”, u shpreh ai.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë thënë se Di Maria kërkoi të largohej nga klubi.

Por, futbollisti zbulon një version tjetër të ngjarjes.

“Kurrë nuk kam thënë se desha të largohem nga Reali. Klubi vendosi të blinte futbollistë të tjerë. Gjithmonë kam pasur raport të mirë me bashkëlojtarët. Nuk kam raport me Florentino Perez. Kur e kam nënshkruar kontratën ai nuk ishte prezent”, përfundoi Di Maria.