Di Maria: Ronaldo nuk do të kthehet te United

Anësori i Manchester United, Angel Di Maria është i bindur se Ronaldo do të qëndrojë te Real Madridi dhe se nuk do të bëj një rikthim sensacional në Old Trafford.

Sport

06/01/2015 17:18

Manchester United nuk do të ketë ndonjë sukses në tentimet për të kthyer Ronaldon në Old Trafford, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Angel Di Maria.

“Unë mendoj se ai nuk do të kthehet te Manchester United. Është një gjë shumë e vështirë për tu larguar nga Reali”, tha Di Maria për Radio America.

“Ndoshta, por ai po kalon kohë të shkëlqyera dhe nuk mendoj se do të ndryshoj skuadër”, përfundoi argjentinasi fjalët e tij në lidhje për rikthimin e Ronaldos në Santiago Bernabeu.