Di Maria: Ronaldo mund të largohet nga Reali

Anësori i Manchester United, Angel Di Maria ka zbuluar se shoku i tij, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi.

Sport

06/09/2014 17:55

Di Maria gjithashtu ka zbuluar se Ronaldo ka qenë njeriu i cili ishte çdo herë kundër largimit të tij nga Reali.

“Cristiano Ronaldo ishte çdo herënë anën time. Ai ka luftuar që unë të qëndroj”.

“Me këtë situatë që është momentalisht, jam i bindur se Ronaldo nuk do të qëndroj edhe shumë te Reali”.

“Unë isha duke kaluar kohë të mira në Spanjë.Tani duhet të adaptohem te Manchester United, gjë që shpresoj të ndodhë sa më shpejt”.

“Dua të shënojë gola dhe ta rikthej Manchesterin aty ku duhet të jetë”, përfundoi Di Maria për America &Closs.