Di Maria, përforcim rekord i Man Utd

Angel di Maria mund të bëhet përforcimi rekord në histori të Manchester Unitedit. Louis van Gaal është i gatshëm të paguajë 68 milionë euro për transferimin e tij në Old Trafford.

Sport

09/08/2014 12:07

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit sa i përket angazhimit të një përforcimi të ri.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express” strategu holandez kërkon transferimin e yllit të Real Madridit, Angel di Maria. Dhe, për të siguruar shërbimet e reprezentuesit argjentinas, ai është i gatshëm të paguajë 68 milionë euro.

Në rast të realizimit të transferimit, Di Maria do të bëhet përforcimi më i shtrenjtë në histori të klubit nga Old Trafford.

Di Maria pritet të largohet nga Real Madrid në javët e mbetura të afatit kalimtar të verës pas transferimit të yllit kolumbian James Rodriguez në Santiago Bernabeu.

Ai kërkohej edhe nga Paris Saint-Germain, por kampion i Francës është tërhequr nga interesimi për të për shkak të ‘çmimit të lartë’.