lajmi.net

Di Maria në PSG?

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se skuadra e tij mund të bëjë përforcime të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës duke shtuar spekulimet rreth ringjalljes së interesimit për yllin e Real Madridit, Angel di Maria.

Sport

16/08/2014 09:50

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka shtuar spekulimet se kampioni i Ligue 1 ka ringjallur interesimin për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel di Maria.

Edhe pse pronari i klubit, Nasser Al-Khelaifi së fundmi përjashtoi mundësinë e blerje së reprezentuesit argjentinas për shkak të çmimit të tij të lartë, Blanc ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e angazhimit të përforcimeve të reja në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Nëse skuadra ime mbetet si kjo që kam taku, do të jem shumë i lumtur”, deklaroi Blanc për mediat franceze.

“Mirëpo, afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur dhe jo gjithmonë gjërat mbeten ashtu siç janë tani. Nëse ndonjë futbollist vendos të largohet, do të vjen dikush tjetër”, u shpreh ai.

mund të jetë Di Maria?

Di Maria në PSG

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Angel di Marias në formë huazimi me blerje të obliguar në verën e vitit të ardhshëm për në total 80 milionë euro.

Sport

02/08/2014 14:53

Edhe një super përforcim nga Paris Saint-Germain.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Sport”, kampioni i Ligue 1 ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Angel di Marias.

Futbollisti thuhet se do t’i bashkohet gjigantit nga Parc des Princes në formë huazimi me të drejtë të obliguar të blerjes për t’ju shmangur një ndëshkimi të ri në ‘Fair-Play Financiar’ të UEFA-së.

Real Madrid do të përfitojë 10 milionë euro tani dhe 70 milionë euro të tjera në vitin e ardhshëm. Di Maria u largua nga Reali pas ardhjes së James Rodriguez nga Monaco. 

LM