Di Maria në PSG?

Me paratë e shitjes së sulmuesit Ezequiel Lavezzi, Paris Saint-Germain synon të blejë yllin e Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sport

25/02/2015 15:45

Paris Saint-Germain synon të shesë sulmuesin Ezequiel Lavezzi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas spekulohet se tashmë ka filluar kontaktet e para me Interin rreth mundësisë së rikthimit në Itali, për sezonin e ardhshëm.

Kurse, portali francez “Le10Sport”, ka zbuluar se paratë e përfituara nga shitja e Lavezzit do të përdoren për të sjellë një klub një tjetër argjentinas, Angel Di Maria.

Di Maria iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madrid në verën e vitit të kaluar – kur kërkohej edhe nga PSG – mirëpo vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Old Trafford.