Di Maria në bisedime me PSG-në

Menaxheri i Angel Di Marias ka filluar negociatat me Paris Saint-Germain për transferimin e klientit të tij në Parc des Princes.

Sport

08/05/2015 22:05

Angel Di Maria do të largohet nga Manchester United, pas vetëm një stinori në klub.

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, ylli argjentinas mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Kjo pasi raportohet se menaxheri i tij, Jorge Mendes ka filluar negociatat me kampionin e Ligue 1, rreth mundësisë së transferimit të Di Marias në Parc des Princes.

Gjiganti francez e kërkoi argjentinasin para se ai t’i bashkohej Manchester Unitedit nga Real Madrid në verën e vitit të kaluar për 75 milionë euro.