Di Maria kundër Rojos (Foto)

Angel Di Maria ishte përforcimi kryesor i Manchester Unitedit, gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ai rivalizohet nga një ardhje e re, bashkëkombësi Marcos Rojo, për epitetin e futbollistit me më së shumti tatuazhe në klub.

Sport

03/09/2014 12:24

Angel Di Maria theu rekordin e futbollit anglez duke nënshkruar për Manchester Unitedin në transferim me vlerë prej 75 milionë euro nga Real Madrid në gusht.

Mirëpo, ai do të rivalizojë një bashkëkombës të tij për një tjetër rekord. 26-vjeçari i cili la përshtypje të mira në debutimin e tij kundër Burnleyt të shtunën do të sfidohet nga përforcimi tjetër i ri, Marcos Rojo, si futbollisti me më së shumti tatuazhe në Old Trafford.

Di Maria dhe Rojo iu bashkuan Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës dhe të dy shquhen si adhurues të tatuazheve, por kush do ta fitojë epitetin e kampionit, ndoshta më së miri është të vendosin tifozët e gjigantit nga Old Trafford.

Të dy, Di Maria dhe Rojo janë stërvitur me ekipin e Argjentinës para ndeshjes miqësore kundër Gjermanisë, sonte në Dusseldorf.