Di Maria, kontratë anti-Barcelonë

Angel Di Maria kishte dëmshpërblim në kontratën e tij që ia pamundësonte transferimin në Barcelonë, pas largimit nga Manchester United.

Sport

19/02/2016 11:27

Angel Di Maria u largua nga Manchester United për në Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar.

Por, “Football Leaks” ka bërë të ditur se “Red Devils” në bazë të marrëveshjes për blerjen e tij nga Real Madrid, e kishin të pamundur shitjen e argjentinasit në Barcelonë, përcjell “Lajmi.net”.

“Los Blancos” kishin përfshirë kontratën anti-Barcelonë, në marrëveshjen e shitjes së Di Maris në Old Trafford.

Andaj, Di Maria në fund iu bashkua gjigantit francez, pas vetëm një sezoni në Manchester United.