Di Maria ka një lajm të keq për Interin

Angel Di Maria i ka dhënë një lajm të keq Interit.

Sport

16/10/2018 21:47

Anësori argjentinas me shumë gjasa do të vazhdojë të mbetet pjesë e PSG-së.

Mediet në Francë raportojnë për një marrëveshje të re të arritur mes lojtarit dhe PSG-së për vazhdimin e kontratës që skadon në qershor të vitit 2019.

Ky lajm nuk do të mirëpritet mirë nga Interi, që ka një kohë të gjatë që shfaq interesim për argjentinasin.

Angel di Maria është pjesë e Paris Saint Germain që nga viti 2015, dhe në 94 paraqitje ka realizuar 30 gola./Lajmi.net/