Di Maria e deshi Parisin

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se Angel Di Maria deshi t’i bashkohej kampionit të Anglisë, para klubit ku shkoi në fund, Manchester United.

Sport

02/09/2014 17:04

Angel Di Maria deshi të nënshkruajë për Paris Saint-Germain para Manchester Unitedit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas kompletoi transferimin rekord në Angli prej 75 milionë eurosh duke iu bashkuar Unitedit në fund të gushtit pas disa javësh spekulime rreth largimit nga Real Madrid.

26-vjeçari për një kohë të gjatë ishte përmendur si objektiv i kampionit të Ligue 1, PSG, por sanksionet e UEFA-së për shkeljen e Fair-Playt Financiar i pamundësuan klubit francez që ë blejë argjentinasin.

Mirëpo, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se Di Maria deshi të nënshkruante për kampionin e Francës. “Di Maria deshi të vinte në Paris. Por, edhe pa sanksionet ne nuk do ta transferonim”, deklaroi ai.