Di Maria dhe Xavi tregojnë se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Vetëm një ditë pasi Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në ndeshjen kundër Spanjës, Lionel Messi humbi penalltinë vendimtare në ndeshjen që Argjentina barazoi 1-1 ndaj Islandës.

Sport

17/06/2018 20:08

Ka nisur një debat historik prej kohësh është apo jo Messi futbollisti më i mirë të gjitha kohërave. Kritikët thonë se atij i mungon Kupa e Botës.

30-vjeçari ka shënuar 64 gola në 125 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, më mirë se çdo lojtar tjetër, por nuk ka fituar asgjë me përfaqësuesen.

Angel Di Maria, shoku i tij te Argjentina tha: “Futbolli i ka një borxh Messi-t për ato që i ka dhënë këtij sporti. Duhet të mblidhen të gjithë dhe t’i japin një Kupë të Botës, Leos.”

Ndërkohë, Xavi, i cili e ka fituar Kupën e Botës 2018 me Spanjën dhe ka qenë për shumë vite shok i Messi te Barcelona e korrigjon mendimin e Di Maria: “Për mua nuk ka nevojë për Kupën e Botës. Messi është futbollisti më i mirë, më i madhi që tani. Ai bën të njëjtat gjëra që bënin Alfredo Di Stefano, Pele, Johan Cruyff, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane.”