Di Francesco komenton Zaniolon – Ka një kërkesë të veçantë për të gjithë

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka komentuar talentin premtues të skuadrës, Nicolo Zaniolo.

Sport

17/02/2019 15:30

Zaniolo është lojtari më i komentuar së fundmi, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme në Serie A dhe në garat evropiane.

19 vjeçari shënoi dy gola në mesjavë kundër Portos, duke u bërë italiani më i ri që shënon dy gola në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Di Francesco është shumë i kënaqur me lojtarin, por ka bërë thirrje që të mos ushtrohet shumë presion mbi lojtarin. Ai ka thënë se mund ta aktivizojë të riun edhe si sulmues.

“Kemi vetëm tre sulmues aktualisht dhe ai ( Zaniolo) mund të luaj si sulmues për momentin” ka thënë Di Francesco, transmeton lajmi.net.

“Sa për formën e Zanoilo, dua të bëjë një thirrje për të gjithë: Lëreni atë ta përjetojë këtë moment me një gjendje të relaksuar psikike dhe mos vini shumë përgjegjësi mbi krahët e tij” ka thënë tutje trajneri.

Zaniolo mund të luaj në treshen e sulmit për ndeshjen që Roma e luan kundër Bolognas në Serie A. /Lajmi.net/