Di Francesco ka një porosi për lojtarët e Romës

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka folur për përballjen me Liverpoolin.

Sport

23/04/2018 18:39

Roma nesër (e martë) zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit në ‘Anfield Road’.

Trajneri i Romës duke e komentuar këtë ndeshje, ka thënë se skuadra e tij duhet të luajë e bashkuar si skuadër, sepse ka një kundërshtar shumë cilësor.

“Ne duhet të mbrohemi mirë si një ekip, duke ditur se çfarë po bëjmë taktikisht, sepse e kemi për kundërshtar një ekip me cilësi shumë të lartë”, ka deklaruar Eusebio./Lajmi.net/