Di Caprio i kthehet aktrimit

Leonardo Di Caprio e ka bërë një pauzë të gjatë nga kinematografia dhe tash mezi pret t’i kthehet ‘recitimit’. Aktori 39 vjeç në realitet kishte luajtur në dy seriale, që do të dalin në janar, por kjo nuk mjaftoi, pasi ai dëshiron të jetë më aktivë. “Jam lodhur qe një kohë pa punuar. Ndoshta do…

ShowBiz

17/12/2013 17:00

Leonardo Di Caprio e ka bërë një pauzë të gjatë nga kinematografia dhe tash mezi pret t’i kthehet ‘recitimit’. Aktori 39 vjeç në realitet kishte luajtur në dy seriale, që do të dalin në janar, por kjo nuk mjaftoi, pasi ai dëshiron të jetë më aktivë.

“Jam lodhur qe një kohë pa punuar. Ndoshta do t’u dedikohem shumë shpejt projekteve të reja dhe shpresoj të jenë po aq emocionues, si në të kaluarën”, deklaroi Di Caprio në konferencë për shtyp në New York. Siç dihet, Di Caprio e arriti kulmin e karrierës me filmin ‘Titanic’, me rolin e Jack.