Di Canio sqarohet me tifozë

Sunderland pësoi një tjetër humbje në Premierligë. Ekipi i menaxherir Paolo Di Canio u mund nga West BromWich Albion me rezultat 3-0 dhe vazhdon të jetë në kuotën e vetëm një pike pas pesë xhirosh në elitën e futbollit anglez. Rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni kanë bërë që pozita e Di Canios të…

Sport

22/09/2013 11:36

Sunderland pësoi një tjetër humbje në Premierligë. Ekipi i menaxherir Paolo Di Canio u mund nga West BromWich Albion me rezultat 3-0 dhe vazhdon të jetë në kuotën e vetëm një pike pas pesë xhirosh në elitën e futbollit anglez.

Rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni kanë bërë që pozita e Di Canios të jetë e rrezikuar.

Kurse, strategu italian pas përfundimit të duelit me WBA-n vendosi t’i afrohet sektorit të tifozëve të Sunderlandit për tu sqaruar me ta.