Dhuroi gjak për 60 vite duke i shpëtuar më shumë se 2.4 milionë foshnje – Lajmi.net
Dhuroi gjak për 60 vite duke i shpëtuar më shumë se 2.4 milionë foshnje
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 14:46, 12 May 2018
Australiani James Harrison, apo njeriu “me krahun e artë” siç njihet ndryshe, ka dhuruar gjak për gati 60 vjet.

Tani, 81 vjeçari ka vendosur të tërhiqet, duke mbyllur kështu një kapitull monumental: Sipas kryqit të kuq australian, Harrison ka ndihmuar të shpëtohen jetët e me shumë se 2.4 milionë foshnjave në vend.

Gjaku i Harrisonit është tepër i rrallë: Ai ka disa anti-trupa që luftojnë sëmundjet dhe është përdorur për krijimin e një injeksioni të quajtur Anti-D, shumë i rëndësishëm në betejën me rezusin negativ.

Kjo ndodh kur organizmi i një gruaje shtatzënë nis e sulmon qelizat e gjakut se fëmijës së saj. Në rastin më të keq, kjo situatë mund të sjellë dëmtime të trurit e ndonjëherë, edhe vdekjen e bebes.

Këtu vjen në ndihmë pikërisht injeksioni Anti-D. Vetë Harrison nuk ishte në dijeni të dhuratës së tij të paçmuar deri kur iu nënshtrua një operacioni në gjoks në moshën 14-vjeçare.

Mjekët atëherë vunë re vetinë e jashtëzakonshme të gjakut të tij dhe australiani, vendosi të dhuronte gjak rregullisht çdo javë për të ndihmuar sa më shumë fëmijë që të mundej. Në të gjithë Australinë, ekzistojnë vetëm 50 persona, gjaku i të cilëve përmban antitrupa të tillë, megjithatë ai Harrisonit duket se është tejet i veçantë.

Vaksinen antiD e ka përdorur edhe vetë vajza e 81-vjeçarit. “Falë kësaj, nipi im arriti të lindë i shëndetshëm. Të bën të ndihesh shumë mirë me veten kur e di se ke shpëtuar kushedi sa jetë atje jashtë”, shprehet Harrison.

Fjalët kyçe: 60 vite, Dhurimi i gjakut

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool