Dhurohet gjak në kuadër të “Ditës Botërore të Viktimave të Trafikut”

Në kuadër të Ditës Botërore të Viktimave të Trafikut, në kolegjin Tempulli është duke u dhuruar gjak.

Lajme

18/11/2017 12:38

Menaxherët nga transfuzioni i gjakut thanë se për shkak të aksidenteve të shumta në trafik dhe nevojës së madhe për gjak, e organizuan këtë aktivitet.

Kurse sipas zyrtarëve të kolegjit Tempulli, dhurues të gjakut nuk janë vetëm studentë por edhe persona të tjerë.

Të regjistruar për të dhuruar gjak gjatë ditës së shtunë, janë afërsisht 60 persona.