Dhurohen pajisje në vlerë prej 370 mijë euro për QKUK-në

Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të bëjë sot dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardikokirurgjisë në QKUK, në orën 9.30.

Lajme

19/07/2018 07:51

Ky donacion bëhet në kuadër  të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë në Kosovë, këto aparatura do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë trajtim në këtë klinikë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, dhe Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.