Dhurimi i një zemre shpëton foshnjen në ditët e fundit të jetës (Foto)

Një djalë 7 – muajsh nga Alaska, me një zemër të sëmurë, ishte pak ditë larg nga vdekja, kur familja e tij u njoftua se kishte mbërritur një zemër për të realizuar transplantin e nevojshëm.

Fun

02/03/2016 03:40

Lincoln Seay ka lindur me një defekt të rrallë në zemër, duke bërë që të gjitha organet e tij të zhvillohen në anën e kundërt të trupit të tij.

Familja e tij ka qenë duke pritur për një transplant pediatrik që nga Nëntori, por mjekët kishin frikë se do të vinte shumë vonë.

Dr. D. Michael McMullen, Drejtori i Departamentit Kirurgjikal të Transplantit të Zemrës, tha se kishte patur një listë me pacientë me probleme, por ai ishte rasti i vetëm për të cilin ishin tepër të shqetësuar.

Sipas një portali për mbledhjen e fondeve, të ngritur nga familja Seay, doktorët u thanë prindërve të Lincoln, Rob dhe Mindy, që gjetja e një donatori të disponueshëm mund të shkojë deri në tre muaj.

“Ato ishin dy ditët e fundit të tij”- tha babai i djalit. Rreth një javë më parë, ata u thërritën, pasi një zemër e re kishte ardhur në kohë.

Për shkak të ligjeve të privatësisë, nuk u dha asnjë informacion për dhuruesit e zemrës ose familjes së tij.

Megjithatë Mindy shkroi një letër të hapur për familjen, duke e postuar atë në Facebook, me shpresën se ata do të arrijnë të lidhen me familjen Seay.

Në këto fotografi duket shumë qartë ndryshimi i mrekullueshëm i vogëlushit falë këtij operacioni, që u realizua me sukses.

Në foton e parë, vogëlushi është një ditë para transplantit, ku ngjyra e lëkurës është vjollcë, për shkak të mungesës së oksigjenit, ndërsa në foton tjetër, ai është një ditë pas operacionit, ku duket i shëndetshëm dhe ngjyra e lëkurës është normale./tvklan.al

bebi-1 bebi