Dhuratë për Januzajn

Dita e hënë për Adnan Januzajn nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme derisa ai hapi numrin e sotëm të The Sun. Tabloidi britanik publikoi deklaratat e studentes Melissa McKenzie e cila u ankua duke e quajtur yllin e Manchester Unitedit “koprrac” pasi e kishte ftuar të dilte në takim me të dhe…

Sport

27/01/2014 14:10

Dita e hënë për Adnan Januzajn nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme derisa ai hapi numrin e sotëm të The Sun.

Tabloidi britanik publikoi deklaratat e studentes Melissa McKenzie e cila u ankua duke e quajtur yllin e Manchester Unitedit “koprrac” pasi e kishte ftuar të dilte në takim me të dhe e dërgoi në restorantin e lirë, Nando’s.

25-vjeçja po ashtu u tmerrua kur pa se Januzajn kishte dalë me gardërobë sportive dhe nuk ishte as me veturë dhe e detyroi atë të paguante parkingun për veturën e saj.

Por, derisa futbollistët e tjerë të Premierligës, Andros Townsend dhe Raheem Sterling e përkrahën Januzajn duke e ngacmuar McKenzien nëpërmjet disa postimeve në Twitter.

Dhe, tani restoranti Nando’s i ka dërguar një dhuratë simpatike Januzajt duke i ofruar ushqim falas me vlerë prej 50 funtesh.

“Hej Adnan, takimin e dytë e ke prej nesh. (P.S. Ndoshta kësaj radhe mund t’i largosh spiunët?) #AdNando’s”, shkroi Nando’s së bashku me fotografinë e dhuratës.