“Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin, Ushtria serbe bëhet edhe më e fuqishme”

E përditshmja kroate “Jutarinji List” është marrë me blerjen e armëve të Serbisë nga Rusia në tekstin “Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin: Serbia në krahët dhe tankët ruse”.

Lajme

25/03/2017 17:44

Gazeta kroate përmend marrëveshjen për gjashtë aeroplanë MIG-29, remontin e tyre, por edhe për remontin e katër MUG-ëve të cilat janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Po ashtu, theksohet se me të njëjtën marrëveshje përfshihet edhe dërgimi i 60 mjeteve luftarake.

Gazeta përkujton se marrëveshja e parë është nënshkruar për furnizimin me gjashtë helikopterë të lehtë H145M të “Airbus”-it evropian, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për gjashtë aeroplanët MiG 29, si dhe remontin e tyre dhe katër aeroplanëve tjerë MIG 29, raporton B92, transmeton lajmi.net.

Thuhet se gjysmën e mjeteve të blinduara e përbëjnë 30 tanke T-72S, të cilat kanë blindim më të fortë krahasuar me versionet e mëhershme M84 dhe top të përmirësuar 2A46M. Tanket megjithatë kanë menaxhim më të keq me zjarrin.

Në tekst thuhet po ashtu se Ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria kroate ka vetëm 72 tanke M-84A4 të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.

Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG-29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H-31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra. Dhe, siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake.

“Aeroplanët pritet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit. Për dërgesë gjithçka është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Vladimir Putinit, gjë e cila do të ndodhë gjatë kohës së vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Moskë”, shkruan e përditshmja kroate. /Lajmi.net/