Dhurata konfirmon projektin e ri, bashkëpunon me këngëtarin e njohur shqiptar

Dhurata Dora është ndër artistet më të pëlqyera aktualisht në vend.

ShowBiz

24/09/2018 15:59

Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja, të cilat priten mirë në publik, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga fansat se kur do ta publikojë këngën e re, ajo konfirmoi që shumë shpejt, madje do të ketë edhe bashkëpunim.

Kur jemi tek dueti, këngëtari Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar këtë të premte në “Mirage”, ku tregoi se do të bashkëpunojë me Dhuratën, e që i njëjti duhet të jetë ai që paralajmëroi këngëtarja.

Detaje rreth bashkëpunimit të tyre mund t’i mësoni në videon e mëposhtme, në intervistën e plotë të Sabriut. /Lajmi.net/

YouTube player