Dhurata Hoxha: Mitrovicës do t’i prijë krenaria e saj, Valdete Idrizi

Me rastin e promovimit të kandidateve për Kuvendin e Mitrovicës dhe prezantimit të platformës qeverisëse, të Valdete Idrizit, morën pjesë personalitete të PDK-së, si Memli Krasniqi, Dhurata Hoxha etj.

Lajme

23/09/2017 23:22

Lidhur me këtë ngjarje, Ministrja Dhurata Hoxha ka theksuar rëndësinë e kandidatës për kryetare, e cila moti me reputacionin e saj, ka tejkaluar kufijtë nacional.

Ministrja Hoxha ka theksuar se është krenare me udhëheqsen e ardhme të Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Në Mitrovicën time, buzë Ibrit, me vrullin që krijon optimizmi fitimtar, mora pjesë në promovimin e kandidateve për Kuvendin komunal dhe shpalosjen e platformës qeverisëse të znj. Valdete Idrizi.

Komunës do t’i prijë, Heroina e ditëve tona, Valdete Idrizi, e cila moti ka tejkaluar kufijtë e reputacionit nacional. Programi i saj është vizion i ndryshimit për Mitrovicën, ato që i duhen qytetarit.

Krenare me kandidatet për Kuvendin e Mitrovicës, krenare me kryetaren e ardhme, Valdete Idrizin!

#ForcaENdryshimit  #PDK94”