Dhurata Hoxha ka një mesazh për të rinjtë para liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se kohë më parë ka filluar fushata për t’i njoftuar qytetarët rreth liberalizimit të vizave.

Lajme

22/09/2018 13:26

“Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi”, ka shkruar Hoxha, në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Image may contain: outdoor

Ajo ka theksuar se të rinjtë duhet të kenë kujdes që të mos abuzojnë me heqjen e regjimit të vizave sepse ato do të sjellin pasoja për vendin.

“Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”, ka shtuar Hoxha.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor