Dhurata e Ronaldos për ditëlindjen e djalit të Raulit

Cristiano Ronaldo i dërgoi dhuratë djalit të Raulit.

Sport

03/03/2018 10:58

Jorge Rodriguez mbushi 18 vjet ditë më parë.

Babai Raul ia bleu një veturë.

Por, dhurata më e mirë duket se për 18 vjeçarin është fanella që ia dhuroi Ronaldo me nënshkrimet e gjithë lojtarëve të Los Blancos.

Ai e ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, teksa ka shkruar numrin 18, duke treguar se është dhuratë për 18 vjetorin e lindjes.